Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, i cili gjendet në arrati ka pasur disa raste, duke përfshirë edhe dyshime për vrasje, njoftoi sot Prokuroria.
Nuk ka kaluar shumë kohë kur Krivaqa ka qenë në paraburgim, pasi ka pasur rast për lëndim të një zyrtari policor.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se Krivaqa e kishte therur policin, që ishte jashtë detyrës zyrtare.
Se ishte recidivist i veprave të ndryshme penale, për Sinjalin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.
“Çdo herë ky është arrestuar prej prokurorisë se ky ka shumë raste ka pasë edhe plus o kon recidivist’, ka thënë ai për Sinjalin.