Kryeministri Albin Kurti e ka përmendur indiferencën (mosinteresimin ose mospërfilljen) e sistemit të drejtësisë pse në gjithë këto vite emra grash po bëhen viktima.Këtë koment, Kryeministri e ka thënë në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ku ka folur për vrasjen e 18-vjeçars në Ferizaj, varrimi i së cilës u bë të martën derisa dy të dyshuarit për vrasje ndodhen në paraburgim.“Kjo është gjendja jonë shoqërore, një indiferencë e përgjithshme nga organet e drejtësisë e instaluar për vite ka bërë që në kokën tonë të mbeten me emra grash viktima të dhunës.
Një edukim i tërë shoqëror duhet të thellojë ndjeshmërinë dhe respektin”, ka thënë Kryeministri.Kryeministri ka thënë se i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares njihet me biografinë e tij prej shkelësi të ligjit.“Ne sërish u ndiem të pafuqishëm përballë një vdekje të jashtëzakonshme. Unë nuk guxoj t’i mendoj orët e fundit të jetës së një vajze të brishtë. Pas një veprimi të tillë na shuhen shpresat e na shuhen fuqitë. Vrasësi nuk ka njohu asgjë nga Marigona përveç moshës së saj. Viktimën e njohëm nga vrasja e saj, kurse vrasësin nga biografia e tij”, ka thënë ai.Dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares janë arrestuar. I dyshuari kryesor, Dardan Krivaqa është arrestuar të martën derisa tentonte t’iu ikte policisë.Prokuroria ka njoftuar se vajza kishte vdekur nga keqtrajtimi fizik.
Edhe raporti preliminar i autopsisë e ka konstatuar të njëjtën pasi viktima ishte dërguar në spital dy ditë pasi kishte vdekur./BetimipërDrejtësi