Një grup i infermierëve të Klinikës Infektive në QKUK kanë reaguar ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë për ndarjen e 60 eurove si shtesa për punën e tyre gjatë pandemisë.
Infermierët kanë thënë se nuk i duan 60 euro, por edhe përkundër kësaj ata do të vazhdojnë punën me pacientë.
“Kështu të bashkuar do t’punojm, shtesat 60 euro nuk jau dojm! Mbani për veti, ndoshta ja u shihni hajrin!!!!”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Kundër vendimit të Qeverisë kanë reaguar edhe Oda e Infermierëve të Kosovës, si dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të cilët e kanë quajtur vendim skandaloz dhe ofendues për punëtorët shëndetësorë.