Transferimi i ri i Dritës, Arbnor Muja, ka biseduar për stinorin e ri të Superligës së fundmi.
Në një intervistë për Gazeta “Sheshi” ai ka thënë se do të jetë një rivalitet i madh këtë sezon, por në fund Drita do të fitojë.
“Synimet personale janë që të shpallemi kampion me skuadrën e Dritës dhe këtë gjë nuk e dyshoj”, ka thënë ai.
I pyetur se kë e sheh si rival kryesor në garën për titull, Muja ka thënë: “Mendoj që rivaliteti do të jetë i madh dhe do përbëhet nga disa skuadra, por rivalin kryesor e shoh Prishtinën”.
Për fund, ai kishte edhe një premtim për gjithë tifozët. “Sa i përket Intelektualëve, ju premtoj që titulli kampion do të rikthehet në shtëpi”.
Arbnor Muja nuk ka debutuar akoma me Dritën në Superligë, derisa pritet që të mungojë edhe në gjiron e dytë ndaj Llapit.
Edicionin e kaluar Muja ka shkëlqyer me 89-shin, duke shënuar 15 gola e ka dhënë 5 asistime në të gjitha garat.