Një burrë në komunën e Lipjanit ka raportuar të enjten në Polici se bashkëshortja dhe vajza e tij, kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja dhe vajza e tij të dyshuarat femra kosovare, kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij.”, thuhet në raport.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.