Ka nisur takimi mes Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave.
Temë diskutimi në takimin që ka filluar nga ora 14:00 është situata me pandeminë, vaksinimi antiCOVID, ndikimi i pandemisë në ekonomi, fillimi i vitit shkollor etj.
Ky takim vjen pas paralajmërimit se nga 1 shtatori do të ketë shtrëngim të masave.
Ndërsa masat e reja pritet që jetë kufizimi i orarit të lëvizjes dhe shkurtimi i orarit të gastronomisë.
Kujtojmë se është paralajmëruar edhe shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor, për të paktën dy javë.