Qytetarët e Kosovës do të ju drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.Ani pse numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet cdo ditë e më shumë, në një përgjigje nga KQZ dhënë për Infosot.com thuhet se fushata zgjedhore do të mbahet një muaj ashtu sic parashihet me ligj.“Kohëzgjatja e fushatës prej 30 ditësh, në kohë të zgjedhjeve të rregullta sikurse janë këto të 17 tetorit, është e përcaktuar në ligjin për zbgjedhjet e përgjithshme dhe në rregullën zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve dhe njoftimet për ngjarjet politike. Pra, si e tillë, kjo nuk mund të ndyrshohet. Duke u mbështetur në autorizimet ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë vetëm përcaktimin e datës kur fillon dhe kur përfundon fushata zgjedhore, pra nga 16 shtatori – deri më 15 tetor” thuhet në njoftim.
Të pyetur nga Infosot.com rreth caktimit të lokacioneve për përdorim si qendër e votimit, nga KQZ thonë se aktualisht janë duke e shqyrtuar mundësinë për të gjetur lokacione të reja të cilat do të shërbejnë për votim më 17 tetor.“Jemi duke shqyrtuar mundësinë për të gjetur një lokacion sa më afër të njëjtin dhe sapo të caktohet ne do të bëjmë njoftimet e nevojshme edhe për votuesit” deklarojnë për Infosot.comNë anën tjetër, qytetarët po përballen me probleme rreth caktimit të terminit për vaksinim kundër Covid-19. Nga MSh, për Infosot.com kanë deklaruar se për shkak të fluksit të madh të qytetarëve, nuk ka termin të lirë deri më datë 6 shtator.
Pas kësaj date, MSh thotë se do të lëshohen termine tjera.“Caktimi i terminit përvec përmes platformës eKosova mund të bëhet edhe në mënyrë fizike përmes QKMF-së kryesore të komunës përkatëse përmes regjistrimit aty në Basic HIS. Për shkak të interesimit të madh për vaksinim, posaqërisht gjatë muajit gusht, tërminet deri më datë 6 shtator janë mbushur.
Megjithate, me që ka vaksina, do të gjenerohen termine të reja dhe procesi i vaksinimit do të vazhdojë me këtë ritëm të lartë” thonë nga MSh.Bëhet me dije se vaksinimi i qytetarëve të Kosovës mund të ndalet për shkak të përgatitjes së sallës 1 Tetori për zgjedhjet lokale që do të mbahen në muajin tetor.Në anën tjetër, ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Viti ka mbajtur sot një takim me kryetarët e komunave për të vendosur rreth masave të reja shtrënguese.Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se në takim është vendosur për masat e reja kundër Covid-19.Përveç masave të reja është caktuar që të shtyhet viti i ri shkollor deri më 13 shtator.“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator.
Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në prën 05:00. 1 mijë e 16 punëtorë shëndetesore dhe inspektorë do të shtohen. Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 per qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen. Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit”, ka shtuar ai.
Kujtojmë se vetëm sot janë regjistruar 2098 raste të reja të infektuar me Covid-19 ndërsa kanë vdekur 16 persona.