Policia e Kosovës ka raportuar për një rast dhune që ka ndodhur në Vushtrri.
Sipas Policisë, tre persona kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre, shkruan Reporteri.net.
Nuk bëhet e ditur nëse i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre. I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thekson raporti.