Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person për organizim të skemave piramidale.
Sipas Policisë, i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Në lokal janë hasur 10 persona, 7 prej tyre duke luajtur poker
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Në lokal janë hasur 10 persona, 7 prej tyre duke luajtur poker. Në tavolinën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar zhetonë të plastikës të cilat zëvendësojnë monedhat për lojë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit – pronarit të lokalit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje”, njofton policia.