Domosdoshmëri e kohës!
Miq, kolegë e familjarë,
Përmes këtij shkrimi, ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj për asamble komunale. Rëndesia e të marrit përgjegjësi, domosdoshmëria për qytetari aktive, nevoja për të ndryshuar status quon e qytetit, janë disa nga arsyet që më shtynë ta ndërmarr këtë hap. Gjilani si qender gravituese e Anamoravës është me rëndesi jetike për ne qytetarët e saj të ketë qeverisje të përgjegjshme, kredibile, qeverisje që në rend të parë do ta ketë qytetarin e Gjilanit, për këtë duhet angazhimi i të gjithë neve.
Të qenit kandidat për asamblen komunale më ngarkon mbi supe kauzen e qindra punëtorve të këtij qyteti, kauzen e njerzve që me punën e tyre të përditshme e mbajnë gjallë këtë qytet, kauzen e mbështetjes dhe avancimit të sektorit privat dhe të drejtave të puntorëve të këtij sektori!
Lëvizja VETËVENDOSJE është mundësia dhe shpresa e Gjilanit!
Alban Hyseni është momenti dhe e ardhmja e qeverisjes së këtij qyteti!
Votuesi Gjilanas ka ditur gjithmonë të rezonoj qartë e të vlersoj më të mirin, mentaliteti i kësaj ane është i hapur e presporues, mbetet që përmes angazhimit tonë me ide inovative e përparimtare, me qasje zhvillimore e multidisiplinare, me projekte konkrete e vullnet të plotë, ta bëjmë diferencën e të ndryshojmë rrjedhën politike të komunës.
Ne nuk kemi tjetër qytet, Gjilani është vendi ynë. Bashkë për Gjilanin, bashkë për Lëvizjen, bashkë për të mirën!
Na prift e mbara!