Restoranti i njohur në Gjakovë “Oktapod”, do të mbyllet për një kohë të pacaktuar.
Lajmin e ka bërë të ditur pronari i restorantit, Fatos Nimani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.
Nimani ka thënë se pavarësisht humbjeve ekonomike që ka pësuar gjatë pandemisë, nuk ka marrë asnjë përkrahje financiare nga shteti.
“U goditem si krejt te tjeret nga pandemia, e cila na gjeti jo te fuqishem financiarisht, tri vale te pandemise i kaluam fale stafit te cilet japen gjethçka veq te ja dalim! uk kemi marr as nje lloje ndihme nga shteti! Vala e katert eshte e pa perballueshme per ne, dhe kam vendosur qe Oktapodin ta mbylli per nje kohe te pacaktuar!”, ka shkruar ai.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Miq te Oktapodit, kur fillum punen per nje periudhe shume te shkurte arritem te krijojm besimin e juaj dhe te rritemi si emer ne hapa shume te shpejte, por pas vetem tre muajve u goditem si krejt te tjeret nga pandemia, e cila na gjeti jo te fuqishem financiarisht, tri vale te pandemise i kaluam fale stafit te cilet japen gjethcka veq te ja dalim!
Nuk kemi marr as nje lloje ndihme nga shteti!
Vala e katert eshte e pa perballueshme per ne, dhe kam vendosur qe Oktapodin ta mbylli per nje kohe te pacaktuar!
Falenderim i veqant shkon per Bujar Xerxan, Luis Mollaymeri, Can Bukollan, Elvis Kapllanin te cilet kane jap shume qe ta ndertojm kete shtepi!
Miliona here faleminderit per krejt ju qe na keni perkrah!
Ju premtoj qe nuk e lo Oktapodin pa shtepi, e shihemi pas nje kohe me lokacion te ri!
Falendeim i veqant shkon per krejte familjen te cilet me perkrahen ne çdo forme ❤
Ne po e vazhdojm aktivitetin N’Pazar t’Peshkut by Oktapod, ne tranzit ku jeni te mireseardhur ❤
Ju don Tosi dhe stafi i Shtëpia e peshkut Oktapod!