Ju prezantojmë bartësin e listës sonë fituese, Avdyl Aliun
Avdyl Aliu, i lindur më 2 mars 1967, është master i shkencave teknike dhe specializant për marrëdhenie ndërkombëtare në Akademinë Diplomatike Shqiptare, në Tiranë.
Nga viti 1990 e këndej është bashkëpronar i kompanisë së njohur Agro-Hermes SHPK, në Gjilan.
Është anëtar i LDK-së që nga themelimi, ndërkohë që ka bartur një varg funksionesh politike e institucionale.
Në dy mandatet e fundit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ka qenë shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së dhe anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa.
Aktualisht është anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjilan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Në vitet e fundit, ka qenë anëtar dhe Kryetar i disa Komiteteve e komisioneve komunale si: Këshillit të Ekspertëve për Planifikim të Komunës së Gjilanit, Komisionit për ndryshimin e Statutit të Komunës së Gjilanit, i Komitetit për Planifikim, Urbanizëm, Resurse Natyrore dhe Ambient, Bordit për Bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Kumanovë dhe i Komitetit për zhvillim ekonomik në Kuvendin Komunal.
Gjithashtu ka qenë, anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Kryetar i Panelit për Komitetin Konsultativ të Ekspertëve të Planifikimit dhe Kryetar i Komisionit per Planifikim, Ndërtim, Urbanizëm, Pronë dhe Ambient.
Kandidimi i tij në këto zgjedhje, i bën nder LDK-së dhe Gjilanit!