Në takimin e mbajtur me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, u vlerësua lartë organizimi dhe mobilizimi i të gjitha strukturave të degës së PDK-së në Gjilan.
Lista me kandidatët më të mirë për asamble komunale janë një ekipë që i bënë të gjithë bashkë, për kryetaren e ardhshme të Gjilanit znj.Leonora Morina Bunjaku, u shpreh ushtruesi i kryetarit të degës Riad Rashiti.
Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj Memli Krasniqi janë në përkrahje të plotë për ta bërë PDK-në fituese dhe Leonora Morina Bunjakun kryetaren e parë femër në komunën e Gjilanit.
Kjo do të ndodhë më 17 tetor me përcaktimin e qytetarëve të Gjilanit për t’ia dhënë besimin Leonorës, sepse është alternativa e vetme shpresëdhënëse për të mirën e qytetit i cili na bashkon rreth saj.