Gjilan– Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit prej një (1) muaji, ndaj tre të pandehurve A.R. A.H. dhe A.R..
Të pandehurit dyshohet se që nga viti 2013 në vazhdimësi kanë pranuar shuma të parave,nga i dëmtuari F. S.
Me këtë të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale, fajdeja neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palëtkanë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.