Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili është edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ka refuzuar të flasë për garën e tij për të parin e kryeqytetit, raporton Gazeta Sinjali.
Në një konferencë për media, Vitia u pyet nga gazetarët se kur do të fillojë fushata e tij për kryetar të Prishtinës, mirëpo ai tha se nuk ka bërë ende asnjë postim për këtë garë, pasi që fokusi i tij kryesor është Ministria e Shëndetësisë.
Madje, Vitia tha se fushatën për Prishtinës nuk do ta nisë derisa kryeministri, Albin Kurti, të vendosë emrin e personit që do ta zëvendësojë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Unë jam Arben Vitia siç kam qenë edhe dikur por jam në kohë të ndryshme, nuk kam postuar asnjëherë për fushatë dhe jam i fokusuar 100% për Shëndetësinë, derisa kryeministri të më zëvendësojë”, tha Vitia.