Më 17 gusht, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi masat, rekomandimet dhe protokollet e reja për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë nga COVID-19, bazuar në rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive.
Bazuar në këtë vend, nga sot, 1 shtator 2021, të gjithë shtetasit vendas dhe të huaj do të lejohen të futen në territorin e këtij shteti, vetëm nëse paraqesin në pikën kufitare:
Certifikatë/konfirmim për vaksinim, me të paktën dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, ose
Certifikatë/konfirmim se e kanë kaluar COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, ose
Konfirmimit mjekësor me rezultat negativ, nga testi RT PCR SARS-CoV-2, jo më i vjetër se 72 orë.
Ndërkaq qytetarët e këtij shteti që do të kthehen në vend pas 1 shtatorit, të cilët nuk kanë një test PCR, ose certifikata për vaksinim për COVID-19,do ketë një masë karantine prej shtatë ditësh izolimi në shtëpi.
Shtetasit e huaj që kalojnë nëpër vend do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë brenda 5 orëve me një deklaratë të nënshkruar më parë të hyrjes në vend, të cilën ata do të duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi