Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur letrës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për shkurtimin e fushatës për zgjedhjet lokale.
Haradinaj ka kërkuar që fushata zgjedhore të shkurtohet në 5 ditë, jo në 10 ditë, siç ishte propozimi i Abdixhikut.
Sipas tij, shëndeti i qytetarëve duhet të jetë në radhë të parë.
“Të nderuar qytetarë,
Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë.
Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10.
Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!”, ka shkruar Haradinaj.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u ka bërë sot ftesë publike liderëve të tri partive parlamentare, atij të LVV-së, Albin Kurti, të PDK-së, Memli Krasniqi dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj që fushata zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në 10 ditë. /Reporteri.net