Rinia po e tregon forcën e saj për ta bërë realitet ndryshimin në Gjilan, e kjo do të ndodhë me kryetaren e ardhshme të komunës znj.Leonora Morina Bunjaku.
Në takimin e sotëm me strukturat e RDK në Gjilan u prezantuan kandidatët e rinisë për asamble komunale Endrit Shabani, Erza Rexhepi dhe Blerta Rahimi, të bindur se bashkë me Leonorën do të jenë pjesë e Kuvendit Komunal dhe në krye të qeverisjes komunale.
Në përkrahje të Leonorës sot ishin edhe nga kryesia qendrore e PDK-së z.Zenun Pajaziti dhe Blerand Stavileci si dhe kryetari i RDK Donjet Bislimi dhe shefi i SH.Z. të RDK Albrim Badallaj.
Një falenderim i veqant për organizimin dhe mobilizimin e strukturës së rinisë i takon Amire Ibishit dhe Donart Jahiut bashkë me shtabin zgjedhor të RDK-së dega në Gjilan dhe kryetarëve të nëndegëve të rinisë.
Rinia është e tashmja për ta bërë ndryshimin dhe për ta qeverisur komunën bashkë me Leonorën kryetare të Gjilanit.
Riad Rashiti, ud.kryetar dege i PDK-së Gjilan