Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mbi 100 fëmijë janë infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.
Nga të dhënat e ministrisë shihet se 33 persona i takojnë grupmoshës 0-9 vjeç, 112 grupmoshës 10-19 vjeç, 227 grupmoshës 20-29 vjeç dhe 260 raste i takojnë grupmoshës 30-39 vjeç.
Si pasojë e coronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 21 persona si pasojë e COVID-19.
Nga 21 të vdekur, 3 persona i takojnë moshave nën 50 vjeç.
MSH-ja njofton se një i vdekur është i grupmoshës 20-29 vjeç, një është i grupmoshës 30-39 vjeç, dhe një tjetër i grupmoshës 40-49 vjeç.
Ndërkohë, nga 1,278 raste të reja pozitive të shënuara në 24 orët e fundit./Gazeta Sinjali/