Paralajmërimi se Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani, më 7 mars 2017, me rastin e ditës së Mësuesit, do të vizitoj Komunën e Bujanocit
Dy fjalë lidhur me vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Bujanoc
Shkruan: Refik HASANI
Në vizitën e parë në këtë krahinë në cilësin e Presidentit të Shqipërisë me çfarë mendime e propozime do të bëjë këtë vizitë. Çfarë do të afron në dalim me vizitën e Kryeministrit aktual z.Edi Rama dhe Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë z.Ilir Meta. Sigurisht në agjenden e tij nuk do të jetë vëtëm thënja që Tirana do të vazhdon të mbetët adresa edhe për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, që do ta ngrit zërin, mbronë dhe përfaqësojn edhe interesat e shqiptarëve nga kjo hapsirë etnike shqiptare.
Presidentit i Shqipërisë në vizitën e tij në Bujanoc sigurisht për çështjen e furnizimit me Abetare do të tregon që në vitin shkollor 2017/2018,përfundimisht do të zgjidhet. Po, ashtu pasi vizita bëhet në ditën kombëtare të Mësuesit Presidenti, ka një mendim të institucioneve që për nxënësit dhe studentët nga kjo Krahinë do të ken kuota shumë më të larta dhe të gjitha shpenzimet e vijimit të specializimeve e studimete të gjitha niveleve do të jen gratisë.Në të ardhmen Tirana në bashkërendim me Prishtinën zyrtare do të mundohen të ndërtojn një qëndrim,platformë a strategji që t’i praqesin e artikulojn kërkesat e neve shqiptarëve nga kjo pjesë në të gjitha instancat dhe mekanzimat të BE-së dhe OKB-ës. Sigurisht ish-Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare e tani në emër të parit të Shtetit Shqiptarë, do të kujton e nuk do të harron pa përmendur një qerek shekulli nga referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992,për një Autonomi politiko-territoriale. Përveqë tjerash, gjatë kësaj vizite do të mbështetet apo, si:
– Për luftën e UÇPMB-së dhe marrëveshjen e Konçulit,që të plotësohet apo të organizohet ndonjë konsultim,
– Për mbjatjen e një Konferencë të donatorëve në ndihmë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës,
– Për formim të një Komisioni mikst Parlamentar të Shqipërisë dhe Kosovës për shqiptarët jashta këtyre kufijve administrativë,
– Të ndajn mjete të rregullta dhe të krijojn një fondë të përhershëm për nxitjen e zhvillimit,në arsim,shëndetësi,në mas-media,etj
– Do të mbështetë e përkrahet hapjen e një Universitetit publikë në gjuhën shqipe,
– Për ngritjn e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc do t’i heqë shpenzimet Tirana zyrtare,
– Për pajisjen me libra shkollor e lektyra për të gjitha shkollat dhe bobliotekat në tri komunat,
– Për hapjen e një zyrë ndëlidhëse në kuadër të Qeverisë apo Parlamentit Shqiptarë për tri Komunat.
Si do që të jetë, duhet përshëndetur vizitën e paralajmëruar të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani,nëse diçka realizon nga këto që u than dhe një përmisim nga ajo që deri më tani ka investuar Tirana zyrtare vërtetë do të jetë një vizitë historike.
Autori ëshë nga Bujanoci.
16 shkurt 2017