Me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”. Ai është pritur nga Rektori i Universitetit, Bajram Kosumi dhe stafi tjetër drejtues, për të vazhduar më pas me ligjëratën para personelit akademik, administrativ dhe studentëve , me temën “Pavarësia Kosovës, faktor stabiliteti në rajon”.
Fillimisht Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” pas i ka dëshiruar mirëseardhje Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka uruar të gjithë pjesëmarrësit dhe mbarë shqiptarët kudo që janë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovë. Rektori Bajram Kosumi ka thënë se 17 shkurti është datë e rëndësishme ku u kurorëzua puna shumë vjeçare e popullit tonë. Ai ka thënë se nuk ka shqiptarë që nuk ndihet krenar kur kujton 17 shkurtin, e sidomos ata që i takojnë kësaj date historike.
Kurse në ligjëratën e tij me temën“Pavarësia Kosovës, faktor stabiliteti në rajon” , Ministrit Arsim Bajrami tha se ndjehet i kënaqur që në përvjetorin e 9-të të pavarësisë ka rastin të ndajë para studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” disa nga përshtypjet lidhur me rëndësinë e kësaj date historike për vendin.
Ministri Bajrami tha se, janë me fat gjeneratat të cilat kanë përjetuar shpalljen e pavarësisë dhe se, për këtë meritat më të mëdha i kanë të rënët e luftës së fundit. Ministri Bajrami, ndër të tjera, vlerësoi lartë edhe rolin e studentëve, si paraprirës të themelimit të një baze të fortë të akademikëve dhe profesorëve për shtet ndërtimin e Kosovës.
Ministri Bajrami po ashtu ka thënë se, MAShT do të hartojë politika të cilat do të ndihmojë që universitetet tona të jenë promotor të zhvillimit ekonomik të vendit.
Për nderë të 9 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Universiteti “Kadri Zeka” ka organizuar edhe një ekspozitë me vepra të artit pamor të autorit dhe ligjëruesit Ahmet Ibrahimi dhe studentëve të Fakultetit të Edukimit.
Me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Universiteti “Kadri Zeka” ka organizuar ligjëratë mbajtur nga Ministri Arsim Bajrami
Ndani këtë artikull