Sajed Sadat deri vonë ishte njeri me ndikim të madh në Afganistan, ndërsa sot është punëtor i thjesht fizik në Gjermani. Sadat ishte Ministër i Komunikimeve në qeverinë afgane nga viti 2016 në 2018.
Por, më pas dha dorëheqje sepse siç thoshte nuk po mund të duronte korrupsioin në Qeveri. Sadat më pas u punësua si këshilltar në sektorin afgan të telekomunikacionit.
Në vitin 2020 kur situata në vend po përkeqësohej, ai vendosi të largohej nga Afganistani, shkruan Indeksonline.
Sadat mori rrugën për në Gjermani, ndërsa sot për të mbijetuar punon si shpërndarës ushqimi me motoçikletë.
“Paguhem 15 euro në orë, mjaftueshëm për të mbuluar koston e jetesës dhe qiranë prej 420 euro në muaj. Nuk pendohem për vendimin e marrë. Unë e di se kjo është afatshkurtër, derisa të gjej një punë tjetër. Ndoshta një ditë do të marr ofertë nga qeveria gjermane të punoj si këshilltar sepse di gjithçka për Afganistanin, por ende s’kam marrë ofertë” ka thënë Sajed Sadat./Indeksonline/