Shkruan: Sylejman Ismajli
Dy klubet e qytetit të Gjilanit, FC Drita e SC Gjilani, të cilat po mbajnë primatin në futbollin e Kosovës, dikur në radhët e tyre kishin futbollist nga qyteti i Gjilanit të cilët bartnin fanelat e klubeve të tyre, por sot këto dy klube sikur i kanë harruar futbollistët e shkollave te tyre.
Këto dy klube që krenohen me shkollat e futbollit, në radhët e tyre kanë të gjitha kategorit e reja të futbollit duke prodhuar futbollist, por janë raste te rralla që këta futbollist kanë rastin që të inkuadrohen në rradhet e seniorve.
E gjithë kjo neglizhencë e këtyre dy klubeve ndaj futbollistve e trajnerve të saj, tregon se nuk kemi të bëjmë thjesht për neglizhencë por me një deformim e shkatrrim të vetëdijshëm apo të pa vetëdijshëm të kategorive të reja në klubet e tyre.
Këto dy klube totalisht janë përqëndruar në futbollist të importuar, ku mbrenda një kampionati vijnë e shkojnë nga 20 futbollist të cilët mbi 70% nuk janë më të mirë se futbollistët e shkollave te tyre të futbollit, bile shumica e transfereve janë në përfundimit të karrierës së tyre.
Këto dy klube nga qyteti i Gjilanit dalëngadal po e humbin hijeshin e derbit të cilën e kishin para shumë kohe e kjo vjen me sjelljen e futbollistve të huaj të cilët nuk e din rëndësinë e peshën që ka ky derbi i qytetit.
Dy klubet FC Drita e SC Gjilani, lirisht mund të thuhet se talentet e kategorive në klubet e tyre dhe futbollistët e shkollave të futbollit të cilat i kanë, i kanë më tepër për “vitrina”, duke ju humbur shprersat për një karrierë futbollistike.
E dimë se bota e futbollit ka evoluar drejt biznesit për të përfituar sa më shumë, por nganjëherë tradita dhe mrekullia e futbollit e këtyre dy klubeve duhet përkujdesur sa më shumë për futbollistët e qytetit të Gjilanit, ndërsa me këtë politikë te dy skuadrat nuk mundemi të themi se janë të qytetit të Gjilanit, pasi as trajner e as futbollist në radhët e tyre nuk kemi nga qyteti i Gjilanit, dhe kjo është se një ditë këto dy skuadra shtrejt do ta paguajnë për mos aktivizimin e futbollistve gjilanasë.
Dy klubet nga qyteti i Gjilanit dhe tifozët e tyre “Intelektualët’ e “Skifterat”, duhet kuptuar se në atë moment që largohen njerzit që mbajnë gjallë këto dy klube tani, do të bakrotojnë si në anën financiare njëashtu edhe në fondin futbollistik.
Andaj është momenti i fundit që dy klubet mos ti harrojnë futbollistët e trajnerët e qytetit e të rikthehet dinjiteti i futbollit gjilanasë.
Shtrohet pyetja se a ka qyteti i Gjilanit futbollist e trajnera ?
Unë them se ka dhe atë me bollëk, të gjitha këto munden të gjinden në kategoritë e reja e shkollat e tyre të futbollit, duhet punuar e jo ti braktisin, sepse ne kemi traditë dhe kualitet vetëm se duhet punuar e jo klubet e qytetit t’ju humbin dinjitetin talenteve te tyre, njëra me futbollist të Shqipërisë e tjetra me futbollistë nga Maqedonia e Veriut, e me disa futbollist nga shtetet e huaja të cilët janë në përfundim të karrierës së tyre.