Leonora e ka përkrahjen e plotë të Malishevës
Leonora e filloi me Malishevë takimin e saj me strukturat e nëndegëve, ku mori përkrahjen e plotë për kryetare të Gjilanit dhe për një qeverisje me dinjitet me institucionet komunale. Ajo shpalosi platformën e saj para shtabit të nëndegës dhe prioritetet e saj për Malishevën, e që më i madhi problem sot është ndotja e jashtëzakonshme dhe erërat e padurueshme që shkaktohen nga lumi që i bartë të gjitha ujërat e zeza të qytetit të Gjilanit.
Ud.Kryetari i degës së PDK-së Riad Rashiti, u shprehë i bindur dhe i vendosur para bashkëvendasve, se më 17 tetor në Gjilan do të ndodhë ndryshimi i padiskutueshëm, sepse qytetarët e Gjilanit nuk do ta tolerojnë që edhe një mandat të vazhdojë degradimi i qytetit. E këtij ndryshimi do ti prijë kryetarja e jonë Leonora Morina Bunjaku.
Malisheva e vendosur që bashkë me Leonorën ti përkrah fuqishëm edhe dy kandidatët e mrekullueshëm të saj për asamble komunale që janë nga ky fshat, Flamur Ramadanin dhe Blerta Rahimin, dy kadro profesionale dhe dy të rinjë që do të përfaqësojnë më së miri interesat e Malishevës por edhe të gjithë qytetarëve të Gjilanit në Kuvendin Komunal.
Një falenderim për të gjithë aktivistët e PDK-së në Malishevë, veteranët dhe të rinjët tanë për një organizim dhe mobilizim të jashtëzakonshëm që janë duke e bërë tani, për fitoren e Leonorës për Gjilanin, si dhe për fitoren e dy kandidatëve për Malishevën. Një veqanti një falenderim për kryetarin e nëndegës Sabedin Halili dhe Endrit Ahmeti kryetarin e RDK në Malishevë.