Sot, bashkë me ekipin fitues “Aleanca me qytetarët” pritem në një takim pune në Gjilan kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Projekte qindra milionëshe të përkrahura nga kryeministri Haradinaj të cilat i ndryshuan pamjen Gjilanit.
Jemi ballhapur para qytetarëve sepse taksat e tyre i kemi përkthy në investime për të mirat publike, sa herë që kishim qeverinë qëndrore. Nuk janë fjalë, janë punë që kanë përfunduar e disa janë në realizim e sipër.
Pra, Aleanca ka dëshmuar se është shkollë qeverisëse shumë më ndryshe se secila parti politike. Premton aq sa mund të bëhet, ka bërë aq sa ka premtuar. Ky është fakt!
Ekipi im është shumë i vendosur për zgjedhjet e 17 tetorit. Nuk pranojnë më pak se fitore, ndërsa unë u kam premtuar se do të jem krah tyre, për fitore.
NG