Masat antiCOVID, Vitia takohet sot me kryetarët e komunave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot pritet të takohet me zyrtarët e Asociacionit të Komunave të Kosovës, lidhur me masat kundër koronavirusit.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, i cili njoftoi se takimi do të mbahet në orën 13:00.
Vendimi i fundit për masat antiCOVID vlen deri më 13 shtator, ndërsa Vitia ka njoftuar ditë më parë se nuk do të ketë lehtësim të masave.