Prishtinë – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të mërkurën, ka publikuar një infografikë lidhur me gjetjet nga monitorimi i punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, që nga themelimi më 22 mars 2021 e deri më 31 gusht. Gjetjet e IKD-së tregojnë se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka arritur ta përmbushë planin legjislativ, përkundër se numri më i madh i ligjeve të miratuara janë të bartura nga qeveritë paraprake, raporton “Betimi për Drejtësi”.Sipas infografikës, nga 32 ligje të miratuara, vetëm 3 ligje janë të reja ndërsa 3 të tjera janë plotësim/ndryshime. Pjesa dërrmuese e ligjeve (26) janë ligje të bartura nga plani legjislativ i qeverive të kaluara, apo 81.2% e tyre.Infografika e plotë:
IKD: Qeveria nuk ka arritur ta përmbushë planin legjislativ, 81.2% e ligjeve të miratuara janë të bartura nga qeveritë paraprake
Ndani këtë artikull