Tifozët e Sc Gjilanit në fillim të takimit dhe futbollistët nderuan tifozin 22-vjeçar, Eronit Sermagjën, i cili ndërroi jetë para disa ditësh nga një sëmundje e rënd shkruan Radio Star.
Eroniti kishte qenë një tifoz i flaktë i Sc Gjilanit, tifozët e së cilës skuadër sot kishin përgatitur një koreografi me fytyrën e tij.
Tifozët e pranishëm në stadiumin, në maicat e tyre mbanin foton e tifozit të flaktë që tashmë nuk ndodhet në mesin tonë.
Ndryshe Sc Gjilani, sot nuk mori më shumë se një barazim ndaj Dukagjinit./RadioStar/