Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se afër parkut të qytetit në Gjilan, ka pasur të shtëna me armë zjarri shkruan Radio Star.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje me armë zjarri:
Njoftimi nga Policia e Kosovës
Ju njoftojmë se rreth ores 19:45 te dates sotme ka pasur te shtena me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull I moshes 50 vjeqare dyshohet se eshte nga Bujanovci ka qene duke pire kafe ne kafiteri dhe aty kane ardhur dy persona kane shtene me armë zjarri dhe kani ikur n këmbë drejtim te stacionit të autobusave. Të gjitha njesit janë angazhuar dhe nga vendi I ngjarjes rreshteri 7-A njofton se viktima e cekur eshte pa shenja jete.
Per informata tjera ju njoftojmë me raport te shpejtë.