Livoçi i poshtëm është një nga fshatrat e mëdha e paralagje e qytetit.
Problemi i ujërave të zeza e infrastrukturore, e shumë probleme të tjera të banorëve ishin temë e diskutimit gjatë vizitës së sotme atje. Bashkë me kandidatët për asamble kemi ecur në fshat dhe e kemi parë nga afër gjendjen. Pabarazia e diskriminimi që është bërë aty është evident. Komunë e ekzekutiv i papërgjegjshëm. Prandaj duhet ndryshe.
Ne si Lëvizje që ecën, me dinamikën e aktivitetin e rregullt, duke pasur qytetarin në qendër, e me aktivizmin e vizitat e vazhdueshme, bashkë me përfshirjen e tyre në vendimmarrje, paraqesim alternativën e vetme dhe serioze! Alternativë të cilën komuniteti gjilanas do e përkrah masivisht më 17 tetor!