Sot fillon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës të cilët janë regjistruar suksesshëm për zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votimi përmes postës do zgjasë deri më 15 tetor.
“Fletëvotimet për votim përmes postës duhet të arrijnë në KQZ deri më 15 tetor 2021“, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ në web faqen e tyre ka publikuar disa të dhëna se çfarë hapash duhet ndjekur votuesit që ndodhen jashtë Kosovë.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa nesër fillon fushata zgjedhore e cila do të zgjasë 30 ditë.