Ambulancat do të jenë të hapura për çdo ditë në Gjilan. Ne mund të sëmuremi në çdo çast dhe askush nuk na pyet që është e shtunë apo e diel, e ambulancat të jenë të mbyllura sikurse mbetet në fundjavë, vetëm një e hapur deri më tash. Nuk do të pyeten pacientët për emrin e babait, edhe kur hynë në ambulancë, edhe kur dalin. Pa burokraci në shërbim të pacientit. Qasje e lehtë, e shpejtë dhe me komunikim zyrtar.
Mjedis i pastër në dhoma, korridore e tualetët e ambulancës. Rritje e numrit të shtretërve për infuzione. Ambulancat do të jenë efikase të kryejnë shërbimet e para, dhe për pacientët që kanë nevojë për udhëzim e trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ta bëjnë sa më cilësisht. Së pari siguria e shëndeti, pastaj vijnë me radhë. Ndonëse kur të qeverisim, secila drejtori do ta kryejë punën e vet paralelisht dhe njëkohësisht. Gjilani na bashkon për siguri e shëndetësi!