Kuvendi komunal i Gjilanit, sot mban seancën e fundit para zgjedhjeve të 17 tetorit shkruan Radio Star.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka falemnderuar të gjithë asambleistët e grupeve politike për këto katër vite, të cilët pa dallim partie kanë qenë në bashkëpunimi në të mirë të qytetarëve.
Nënkryetari Ismajli, në fjalimin e tij ju ka kërkuar falje të gjitha grupeve politike për ndonjë keqkuptim eventual gjatë mandatit qeverisës, por duke i falemnderuar për bashkëpunimin e tyre të sinqert në realizimin e punëve të mira për qytetarët e Gjilanit./radiostar/