Të dashur qyterar të Gjilanit
Kam nderin, privilegjin e pafund nga Strukturat e AKR-ës, si dhe besimin e Presidentit Behgjet Pacolli, që në këto zgjedhje ti prijë listës së kandidatëve për kuvend komunal të AKR Dega në Gjilan.
Ekipa jonë është shumë reprezentative me emrat që i kemi përzgjedhur që të na përfaqësojnë në garën për asamble komunale, kemi emrat me kredibiletetin ma të lartë në qytet, profesionalizimi, ndershmëria e tyre është e dëshmuar kudo që ata kanë detyra dhe shërbejnë.
AKR Dega në Gjilan, do të jetë adresa ma e besueshme për qytetarët që ti adresojnë të gjitha, shqetësimet, preokupimet, kërkesat si dhe iniciativat për ndonjë çështje të caktuar.
Ne zotohemi që përfaqësuesit tanë në kuvend komunal do të jenë zë i fushishëm i juaji, nuk do të jemi asnjëher të heshtur karshi pabarazive, parregullsive, problemeve që janë dhe që do të shfaqen në të ardhmen, por as nuk do të jemi vetëm kritik, për çdo gjë do të ofrojm edhe zgjidhje se si të veprohet.
Përbrenda Ekipës tonë, kemi kandidatët të të gjitha fushave, profileve të ndryshme, andaj kemi potencialin ta trajtojmë çdo çeshtje me seriozitetin ma të lartë, dhe të ndërmarrim iniciativa, projektpropozime të panumërta në dobi dhe në të mirë të qytetarëve, AKR do të jetë shumë proaktive dhe kreative në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Përgjatë fushatës do të keni rastin ta shihni edhe programin, vizionin e AKR-ës për Gjilanin, që do ta shpalosim përmes kandidatëve tanë për Asamble Komunale. Mbështetja, përkrahja e Presidentit Behgjet Pacolli pa dyshim se do të jetë evidente në çdo hap tonin që e bëjm, ku edhe do të paraqesim ndonjë projekt madhor për Gjilanin.
Vota juaj për ne është besim, motiv shtesë për angazhim dhe punë efektive pa ndërprerë në shërbim të të gjithë qytetarëve, ekipa që ne po e prezantojmë para jush është ekip vlerash, djem e vajza të respektuara nga familje të ndershme të qytetit, njerëz me integritet të lartë dhe të vlerësuar lartë në komunitetet nga vijnë.