Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), gjatë së pretmtës ka mbajtur dy protesta, para ministrisë së Shëndetësisë dhe para Qeverisë së Kosovës.
Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për institucionet qendrore sipas kryetarit Blerim Syla janë Ligji mbi Pagat dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.
Përderisa paradite protesta është mbajtur para MSh-së duke kërkuar vazhdimi i dialogut social dhe nxjerrja e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.
Madje e kanë kritikuar ministrin Arben Vitia se i ka injoruar vazhdimisht.