Imran Hazir garon si kandidat i LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit për asamble komunale në Gjilan.
Imran Haziri i cili është arkitekt, këto ditë ka marrë përkrahje të madhe nga të rinjët e qytetit të Gjilanit.
Gjilanasi synon që përvojën e fituar gjatë këtyre viteve si aktivist në LDK ta gërshetoj edhe me përgatitjen e tij profesionale, dhe në këtë mënyrë të kontriboj për të mirën e qytetit të Gjilanit.
Por Kush është Imran Haziri:
Imran Haziri, i lindur më 9 janar 1994, është arkitekt i diplomuar në vitin 2016, ndërsa tash është në përfundim masterit në këtë lëmi dhe shumë shpejt do ta marrë titullin Master i Shkencës në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor.
Përgjatë studimeve universitare, ka ndjekur trajnime dhe kurse të ndryshme, duke përfituar afësi dhe njohuri të shkëlqyeshme për tregun e punës.
Aktualisht, është i angazhuar në kompaninë private “Globi Construction”, duke bërë mbikëqyrjen e projekteve dhe punimeve kontraktuese, planifikimin dhe ofrimin e skicave, këshillimin dhe drejtimin e projekteve etj.
Që nga viti 2015 angazhohet në politikë, duke dhënë kontribut të çmuar në pozita të rëndësishme partiake.
Fillimisht, si nënkryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, e pastaj si delegat përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe kryetar i Forumit të Rinisë në Lagjen VIII.
Imran Haziri, ka aftësi të mira analitike dhe logjike, të përfituara nga përvoja e gjatë menaxheriale, si dhe është njohës i shkëlqyeshëmi rrethanave politike.
Është njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës shqipe si dhe zotëron rrjedhshëm edhe gjuhën angleze.
Duke i kombinuar të gjitha këto përvoja si dhe njohuritë dhe aftësitë e përfituara akademike, Imran Haziri, ka vendosur të jetë zëri përfaqësues i të gjithë qytetarëve të Gjilanit në Asamblenë Komunale nga Lidhja Demokratike e Kosovës për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.
Është i martuar dhe ka një djalë.
Kandidimi i tij në këto zgjedhje, i bën nder LDK’së dhe Gjilanit!