Sot ishim në vizitë tek Shërbimi i Zjarrfikësve në Gjilan.
Stafi i pamjaftueshëm, mjetet joadekuate dhe aksidentet e shpeshta janë ndër shqetësimet kryesore të tyre. Me qeverisjen tonë, këto probleme do të adresohen.
Fushatat vetëdijësuese nëpër shkolla, dhe kontrolli i zjarreve në terren do të jenë esenciale për uljen e incidenteve të shpeshta.