Të dashur qytetarë të Komunës së Gjilanit,
SOT, EDHE ZYRTARISHT FILLOI FUSHATA ZGJEDHORE
Pra, që nga sot, edhe unë si KANDIDAT I PAVARUR i përkushtohem fushatës së hapur zgjedhore për kreun e Komunës së Gjilanit.
Mirëpo, meqenëse jemi në kohë pandemie është kërkuar nga Institucionet relevante shëndetësore që të mos ketë grumbullime publike të qytetarëve ku do të mund të rrezikohej shëndeti i tyre.
Prandaj, unë nuk do të organizoj takime publike me qytetarë për interesin tim politik duke rrezikuar shëndetin tuaj.
Do të përpiqem që idetë e mia organizative t’i paraqes nëpërmjet dritares dixhitale publike të Facebook-ut.
-II-
Në ditët vijuese, ne kandidatët do të shpalosim pjesë të shkurtëra nga programi ynë qeverisës katërvjeçar për Komunën e Gjilanit. Ndërkaq, ju ndjehuni të lirë e të pavarur pranë kutisë së votimit.
Lirohuni nga fanatizmat partiak dhe votoni atë që i besoni me shpirt, me mendje e me zemër, se do të jetë më i përkushtuari në premtimet që jep dhe obligimet që merrë.
Dalja në zgjedhje është obligim kombëtar dhe kulturë qytetare. Prandaj, dilni në zgjedhje dhe vendosni vet për fatin tuaj. Mos u jepni mundësinë të tjerëve të keqpërdorin fletëvotimet tuaja.
Madje, është e drejta juaj që vetë ta shpallni fletëvotimin të “pavlefshëm” duke mos votuar asnjërin prej nesh nëse nuk plotësojmë vullnetin tuaj.
Por, mos lejoni të tjerët të vendosin për fatin tuaj!
Me respekt!