– Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nderuar sot me mirënjohje të veçanta dy bashkatdhetarët nga Zvicra, Dr. Mentor Bilallin dhe Kamer Zymerin, për sukseset e arrritura në shtetin helvetik.
Dr. Mentor Bilalli, specialist që dhe vepron në Zvicër, është nderuar për sukseset e arritura në fushën e mjekësisë dhe për promovimin e imazhit të mirë të vendit tonë.
Ndërsa, Kamer Zymeri është nderuar me mirënjohje në nderim të suksesit të treguar në përfaqësim dinitoz të mërgatës shqiptare në institucionet zvicerane, e në veçanti kontributin e dhënë më lobimin e për çështjen e Kosovës.