Ka qenë në nderin tim që t’iu ndajë mirënjohje disa personaliteteve të cilat Gjilanit dhe Republikës i dhanë shumë, në një formë apo tjetër.
Dr. Sc. Shemsedin Pira – mirënjohje në nderim gatishmërisë dhe kurajos profesionale, e në veçanti për kontributin e tij në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individëve në misionin fisnik të avokatisë.
Dëshmori Mehmetali Behluli – mirënjohje post-mortum, në nderim të kontributit të dhënë për kauzën kombëtare dhe sakrificën deri në flijim për lirinë e vendit.
Hafëz Alush Kadriu – mirënjohje në nderim të kontributit të vazhdueshëm dhënë në të mirë të vendit, e ne veçanti për shërbim shembull gjatë kohës së okupimit.
Fatmir Shurdhani – mirënjohje në nderim të angazhimit dhe kontributit të dhënë në organizimin dhe mbështetjen e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Pajazit Isufi – mirënjohje post-mortum, në nderim të kontributit të vazhdueshëm dhënë në dobi të komunitetit.
Tefik Mustafa – mirënjohje post-mortum, në nderim të kontributit të dhënë për Liri, Pavarësi dhe Demokraci të vendit.
Shoqata Pogragja me seli në Zvicër – mirënjohje në nderim të kontributit të vazhdueshëm dhënë në dobi të komunitetit.
Dr. Mentor Bilalli, specialist që jeton dhe vepron në Zvicër – mirënjohje për sukseset e arritura në fushën e mjekësisë dhe për promovimin e imazhit të mirë të vendit tonë.
Kamer Zymeri – mirënjohje në nderim të suksesit të treguar në përfaqësim dinjitoz të mërgatës shqiptare në institucionet zvicerane, e në veçanti kontributin e dhënë më lobimin për çështjen e Kosovës.