Kandidati për asamble komunale nga radhët e LDK-së, Valdrin Halimi, përmes një statusi në facebook, ka thënë se në vitin 2013, kandidati i LDK-së, z.Lutfi Haziri kishte grumbulluar gjithsejt afro 27 mijë vota, kurse kandidati i Vetëvendosjes Alban Hyseni, në garen për asamble kishte përfunduar me vetëm 39 vota.
Valdrin Halimi është kandidat për asamble komunale nga rradhet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili do të garoj në këto zgjedhje për heren e parë.
Halimi njihet nga komuniteti artistik si solo këngëtar i cili ishte pjesë e disa festivaleve në Kosovë dhe Shqipëri.
Ky është statusi i tij:
Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kandidati i LDK-së, z.Lutfi Haziri kishte grumbulluar gjithsejt afro 27 mijë vota në garën për kryetar të Gjilanit, ndërsa kandidati i tanishëm i Vetëvendosjes z. Alban Hyseni në garen per asamble kishte përfunduar me vetëm 39 vota.
Kaq për garën e ekuilibruar në Gjilan!