Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX) ofron shpërblim 82 mijë euro për këdo që jep informacione që çojnë në kapjen e të dyshuarit për vrasjen e policit të EULEX-it Audrius Senavicius.
Pjesëtari i Policisë së EULEX-it ishte vrarë më 19 shtator 2013 derisa po shkonte në vendin e punës në veri të Kosovës. Kolegët e tij kanë bërë sot homazhe në vendin ku është kryer vrasja e Senaviciusit.
Në një njoftim, EULEX ka njoftuar se ofron shpërblim prej 82,000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje. Kushdo që ka informata lutet të kontaktojë në numrin: +383 38 284 181.