Më 15 maj të vitit 2020 ishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndërtimin e stadiumit të qytetit.
Stadiumi i cili përdoret nga dy skuadrat gjilanase SC Gjilani dhe FC Dritës, pritet të jetë i kategorisë së katërt dhe pritet të përfundojë në vitin 2022 sipas këtij memorandumi.
SC Gjilani dhe FC Drita janë duke i zhvilluar ndeshjet në këtë stadium edhe pse është duke vazhduar ndërtimi i tij.
Për këtë temë ka folur edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.
“Që 5 vite e kanë nisur ndërtimin e stadiumit në Gjilan dhe nuk mund te ndreqin dy klubet më të mira në Kosovë. Nuk i kanë fajet klubet, veç një shtet, një komunë e kanë nisë ndertimin që 5 vite. Gjynah ato klube që investojnë kaq shumë, nuk i kanë as gjërat elementare për futbollistë”, tha Batatina në emisionin “Ekipi A”.