Disa media serbe kanë publikuar video të xhiruara nga qytetarë në të cilat shihen autoblinda të njësive speciale serbe dhe raportojnë se janë nisur në drejtim të Jarinjes, aty ku gjatë ditës intervenojë njësia speciale e Kosovës për të vendosur reciprocitetin e targave.
Mediat serbe si Novosti dhe Alo, raporton se bëhet fjalë për diku 10 mjete të blinduara që janë nisur drejt kufirit.
“Njerëzit që janë në barrikada po presin ardhjen e tyre”, thuhet në shkrimin e kësaj media, duke folur për protestuesit serbë që kanë ngritur tenda afër policisë së Kosovës