Kishim kënaqësinë e veçantë që bashkë me kandidatët për asamble komunale të takonim studentët e Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”.
Në këtë takim kishim diskutime përmbajtësore rreth temave të ndryshme, ku si shqetësim kryesor ata ngritën orarin e shkurtër të biblotekës, mungesën e titujve të rinjë e diskutime të tjera të cilat do ishin ndihmesë për rritjen e cilësisë së arsimit universitar.
Lëvizja VETËVENDOSJE! beson se aspiratat, ëndrrat e rinisë janë ato që zgjojnë forcat pozitive të kësaj Lëvizje dhe e bëjnë atë të ecë përpara, prandaj programi jonë ofron pika të forta mbështetëse për të gjithë të rinjtë!