Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ekipin e tij, mori pjesë në takimin bashkëbisedues me strukturat e nëndegës së LDK-së në Malishevën e Epërme, ku ka marrë mbështetje maksimale.
Kryetari i nëndegës atje, Adem Rashiti, falënderoi Hazirin për investimet në shumën prej mbi 260 mijë euro në ndërtim të rrugëve, projektin e rrugëve të arave, e shumë të tjera, për ta bërë fshat model.
E kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pati fjalë falënderimi për mbështetjen e ofruar.
“Faleminderit nga zemra Malishevës së Epërme për besimin e madh. Do të vazhdojmë t’i realizojmë edhe disa projekte të vogla që na kanë mbetur në mandatin e ri. Kam me mbetë gjithmonë, Luta juaj”, ka thënë Haziri.
Në këtë takim ka dhënë mesazhin e tij të fitores edhe kandidati për Asamble Komunale, Latif Maliqi, me numër 16 në listën e LDK’së.