Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kandidati për Asamble Komunale, Sami Ahmeti, janë mirëpritur nga banorët e Verbicës së Zhegocit.
Banorët e kësaj ane, gjatë takimeve të ndara, kanë falënderuar kryetarin Haziri për angazhimin e madh në realizimin e shumë programeve infrastrukturore në vazhdimësi, në veçanti për programet madhore – Autostradën dhe rrugën magjistrale tetë kilometërshe nga lapidari që çon në drejtim të Lipjanit.
“Përpos mbështetjes me anë të subvencioneve për fermerët e malësisë së Zhegocit e Verbicës së Zhegocit dhe projekteve tjera infrastrukturore, në këtë zonë është duke u ndërtuar edhe Autostrada e rruga magjistrale tetë kilometërshe që e lidh këtë pjesë me Lipjanin. Në këtë mënyrë, jetesa e banorëve të kësaj malësie po bëhet më lehtë dhe vlera e pronave tashmë është dukshëm më e lartë. Këto projekte nuk guxon t’i prek askush dhe unë do të jem kujdestar 24 orë e shtatë ditë”, ka thënë nga ana tjetër, kryetari, Lutfi Haziri.
Haziri bëri të ditur se në pjesë kanë mbetur edhe disa projekte të vogla të rrugëve, sikur edhe një renovim i një pjese të shkollës në Verbicë të Zhegocit.
Kryetari Haziri bashkë me kandidatin për Asamble, Sami Ahmeti, kanw vizituar dhe nënën e dëshmorit Bahtir Jahiri, ku kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore, sikurse edhe te simboli i kryengritjes për lirinë e shqiptare, te shtëpia muze e dëshmorit, Pajazit Ahmeti – Paja.