Sot takuam mësimdhënësit e komunës sonë. Ata na njoftuan me problemet në arsim, si dhe mungesën e kushteve kompatibile për proces mësimor më të mirë.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me deputetët Fitim Uka, Mirlinda Sadiku e Arijeta Rexhepi, si dhe kandidatët për asamble nga lista jonë fituese, u zotuan në garantimin se stafi udhëheqës në arsim do të jetë i përbërë nga njerëz profesionistë. Transparencë radikale dhe kritere të përcaktuara qartë në konkurset e komunës. Do të krijohen kënde leximi për secilën shkollë, si dhe do bëhet paisja me laboratore e kabinete. Ngritja e cilësisë do të jetë rezultat i këtyre masave.
Mësimdhënësit duan ndryshim, ndryshim i cili vie përmes votës për numrin 144 më 17 tetor.