Ashtu sikur gratë e Gjilanit edhe në Malishevë e kanë ndarë mendjen që kësaj here të votojnë të gjitha, për Leonora Morina Bunjakun për kryetare të Gjilanit dhe Blerta Rahimin për asamble komunale.
Gratë për gratë, është bërë moto e fushatës ku secila vajzë e grua e Gjilanit dëshiron të jetë pjesë e fitores së Leonorës dhe të ndjehet pjesë e sukseseve të qeverisjes komunale, ku në krye të saj do të jetë një grua meritore dhe e vendosur si Leonora Morina Bunjaku.
Blerta Rahimi bashkë me Leonorën do të përfaqësojnë më së miri në asamblen komunale interesat jo vetëm të grave, por të gjithë banorëve të Malishevës, përfshirë gratë ndërmarrëse, bujqit e fermerët të cilët kanë nevojë për përkrahje më të madhe nga institicionet komunale.
#BashkëpërGjilanin
#PDK177
#LeonoraMorinaBunjaku
#BlertaRahimi27