Lagjja e Muhaxherëve ishte takimi i radhës, ku u njoftuam me problemet e mëdha të banorëve aty. Aq është lënë anash, sa problemet janë bërë aq të mëdha e të thella. Komuna e ka harruar këtë lagje të fshatit Livoç i Poshtëm.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Selajdin Salihu e Afërditë Maloku, si dhe me deputeten Labinotë Demi Murtezi, u zotuan se pas 17 tetorit, kur në krye të komunës do të jetë Alban Hyseni e Lëvizja VETËVENDOSJE!, me programin tonë qeverisës Livoçi i Poshtëm nuk do të jetë më në këtë gjendje. Problemet infrastrukturore e me kanalizim, patjetër se do të zgjidhen brenda mandatit të parë.
Livoçi i Poshtëm në mënyrë masive në përkrahje të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.